
Asociacioni i Gazetarėve Profesionistė tė Kosovės, AGPK, po kėrkon nė vazhdimėsi heqjen e dy neneve, 37 dhe 38, nga projektkodi penal. Neni i parė flet pėr pėrgjegjėsinė penale tė hierarkisė sė mediave, i cili duhet tė hiqet nė tėrėsi, ndėrsa tjetri pėr burimet. Por heqja e tėrėsishme e nenit 38 ėshtė e gabueshme pasi ai, me njė modifikim, do tė shėrbente pėr ta mbrojtur gazetarin prej detyrimit qė t’i zbulojė burimet e veta nėse kjo kėrkohet prej gjykatės. Praktikat mė tė mira sugjerojnė se ai do tė mund tė modifikohej ashtu qė tė kėrkonte lejimin e zbulimit tė burimeve vetėm nė rast se informatat janė tė domosdoshme pėr tė parandaluar sulmin ndaj jetės sė njeriut.
Mirėpo nėse ky nen hiqet e jo modifikohet, atėherė gazetarėt do tė mund tė thirren nė gjykatat e Kosovės, si tė gjithė qytetar tjerė, dhe kėshtu sėrish prej tyre mund tė kėrkohet zbulimi i burimeve sepse s’do tė ekzistojė mė asnjė nen qė ia ndalon gjykatės tė kėrkojė nga gazetari zbulimin e burimit tė informacionit. Kjo ngase, nėse hiqet neni 38, gazetari do tė trajtohet si qytetar i thjesht i cili nė bazė tė ligjit tė Kosovės dėnohet me burg dhe me gjobė nėse refuzon tė dėshmojė pėr burimet e informatave qė gjykata i kėrkon prej tij apo prej saj.
Tė gjithė qytetarėt, nė ēfarėdo rendi juridik qė jetojnė, nė rast sė ftohen nga gjykata qė tė dėshmojnė, obligohen tė japin informacionet qė dinė, nė tė kundėrtėn ata sillen nė gjykatė me forcė nga policia, paguajnė gjobė ose dėnohen me burg.
Projektkodi penal i Kosovės, qė pritet tė dalė nė votim sė shpejti, pėrmban nenin 38 pėr mbrojtjen e burimeve i cili privilegjon gazetarėt nė krahasim me qytetarėt e tjerė, duke ia ndaluar gjykatės qė t’i urdhėrojė ata tė tregojė burimet. Falė kėtij neni, gazetarėt nuk guxojnė tė pyeten apo tė detyrohen qė tė tregojnė burimet se nga i marrin informatat pėr tė cilat raportojnė me pėrjashtim tė, siē ėshtė tash, disa rasteve. Ky privilegj ėshtė arsyeja mė e fortė pse ky nen nuk duhet tė hiqet krejtėsisht, por duhet tė jetė pjesė e kodit, nėse pėr asgjė tjetėr, pėr hatėr tė punės sė gazetarėve e cila varet nga burimet dhe pėr vetė burimet qė flasin duke e ditur qė janė tė mbrojtur.
Pėr mė tepėr, burimet mbrohen me ligj nė tėrė shtetet e Bashkimit Europian, pa asnjė pėrjashtim, dhe gati nė tė gjitha vendet e rajonit pėrfshirė Shqipėrinė, Maqedoninė, Serbinė. Se shtetet duhet tė ofrojnė mbrojtje eksplicite dhe tė qartė tė tė drejtės sė gazetarit qė tė mbrojė burimin e informatave, me disa kufizime, sugjeron edhe Kėshilli i Europės me rekomandimin R(2000)7 pėr tė drejtėn e gazetarėve qė tė mos zbulojnė burimet e informatave.
Kundėrargumenti i pritshėm i pasjes sė njė neni tė tillė mund tė jetė se ky nuk do tė zbatohet “si duhet” nė Kosovė dhe se mund tė “keqinterpretohet”. Garant qė mbrojtja e burimeve nuk do tė mund tė keqpėrdoret nga sistemi gjyqėsor nė Kosovė ėshtė Gjykata Kushtuese e cila ėshtė e obliguar qė tė marrė parasysh Konventėn Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe vendimet gjyqėsore tė Gjykatės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut.
Me shtetet tė cilat e kanė tė rregulluar me ligj por nuk e pėrfillin kėtė, merret Gjykata Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut e cila disa herė ka gjetur shkelje tė nenit 10 pėr lirinė e shprehjes sė Konventės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut pikėrisht nė raste qė kanė tė bėjnė me mbrojtjen e burimeve. Njė rast i tillė ėshtė rasti Godwin vs. Mbretėria e Bashkuar ku gazetari ishte urdhėruar nga gjykata qė tė zbulonte identitetin e burimit i cili kishte ofruar informata konfidenciale tė njė kompanie.
Ėshtė e rrezikshme pėr rrethanat nė tė cilat zhvillohet gazetaria nė Kosovė dhe juridikisht absurde nė kuptimin e acquis communataire, qė mbrojtja e burimeve tė mos parashihet fare nė legjislacionin e Kosovės vetėm nga frika se nėse ky nen ėshtė pjesė e kodit penal automatikisht nėnkupton cenim tė lirisė sė mediave!
E vetmja ēėshtje qė meriton diskutim lidhur me mbrojtjen e burimeve ėshtė pėrmbajtja e kėtij neni e cila duhet tė jetė nė pajtim me standardet europiane. Neni 38 duhet tė riformulohet me pėrjashtimin se gazetari duhet tė zbulojė burimin e informatave vetėm nė rast se informatat janė tė domosdoshme pėr tė parandaluar sulmin ndaj jetės sė njeriut. Njė formulim i tillė do tė ishte i pėrafėrt me ligjin belg pėr mbrojtjen e burimeve i cili sipas Kėshillit tė Europės, Federatės Europiane tė Gazetarėve, Unionit Europian tė Transmetuesve, ėshtė ligji mė gjithėpėrfshirės dhe modern pėr rregullimin e mbrojtjes sė burimeve.
Nė tė kundėrtėn, nėse burimet nuk do tė mbrohen me ligj, do tė pėsojnė vetė gazetarėt tė cilėt do tė hasin nė vėshtirėsi qė tė mbledhin informata nga burimet qė nuk do tė flasin. Skenari mė sė paku i dėshirueshėm ėshtė qė tė hiqet ky nen dhe pastaj tė kthehet qoftė nė kodin penal ose pėrmes njė ligji tė veēantė (i cili prapė do t’i referohet kodit penal), pas kritikave tė institucioneve dhe organizatave ndėrkombėtare.
Po ashtu, nėse hiqet krejt neni 38 nė vend se tė modifikohet, do i bie qė me kėrkesėn qė po e bėn vetė AGPK-ja, e cila do tė duhej t’i pėrfaqėsonte interesat e komunitetit tė gjerė tė gazetarėve, me gjithė respektin ndaj saj, do tė arrihet rezultati qė gazetarėt tė mos kenė kurrfarė privilegji para gjykatės, nė krahasim me qytetarėt tjerė. Ligji aktual, pa kufizimet qė do i garantonte neni 38, e detyron gazetarin, si ēdo qytetar, t’i zbulojė tē gjitha informatat qė i ka lidhur me njė rast.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 3 Komentet)