Elizabeth Gowing

Produktet e Fshatit Dalin Nė Kryeqytet

nga  Elizabeth Gowing
© Tė drejtat autoriale

Vizita ime aty i ngjante njė termini te mjeku, njė shėtitje tė gjatė nėpėr fshatra dhe njė turi nė punėtorinė e magjistarit. Tė gjitha nė njė vend.

Ku mund tė blesh kėpurdha tė terura tė Kamenicės nė Prishtinė? Ēaj sherbele vendore? A munden tė ndihmohet dieta vegjetariane ose vejane?

Sacro ėshtė njė dyqan i ri nė mes tė Prishtinės. Vetėm me u futė aty, njeriu ndihet mė shėndetshėm. Mund tė marrėsh frymė me aromat e miellit tė elbit, vajit tė lajthisė, mjaltit prej Deēanit... Tashmė ndjehesh njeri mė i mirė. Dhe erėzat, bimėt, vajrat, arrat, frutat e terura, ēaji, mielli, kurdo kur ėshtė e mundshme, prej Kosovės, tė grumbulluara nė njė vend tė gjitha shijet mė tė mira prej fshatrave. Pėr aq sa ėshtė e mundshme, janė gjithashtu produkte tė rritura nė mėnyrė organike. Nėse i blen - sidomos nėse mė pas i konsumon - me siguri je njeri mė i mirė nė tė vėrtetė...

Sacro ėshtė njė butik i bukur i themeluar nga tri shoqe. Njėra nga to ėshtė Agata Ēetta, njė dizajnere qė mė duket ka udhėhequr paraqitjen e dyqanit. Prej maxhes ku shfaqet miell misri, thekėr dhe elb nė thes, deri te ēaji i shitur ose me kile ose nė qeset e letrės elegante me shkrimin e kujdesshėm nė ngjyrat e bonbonave qė tregon vetitė e secilit, dyqani ėshtė i shijshėm edhe pėr sytė edhe pėr gojėn.

Ditėn kur e vizitova, njė farmaciste e trajnuar ishte duke shėrbyer dhe mė shpjegoi vargun e stogut, ēajin e murrizit tė Istogut dhe kulumbritė vendore tė terura. Duke mė dhėnė lugė tė mbushur me tahini tė pėrzier me mjaltė vendore, vizita ime i ngjante njė termini te mjeku, njė shėtitje tė gjatė nėpėr fshatra dhe njė turi nė punėtorinė e magjistarit.

Si njė bletare kosovare, natyrisht mjalti mė la mbresa - ishte shumlulėsh, gėshtenjash dhe bagremi. Pėr mė shumė, kishte mjaltė me qumėshtin e amės, propolis si sprej dhe lėng. Propolisi ėshtė njė lėndė ngjitėse e grumbulluar prej bletėve pėr ndėrtim dhe si antiseptik nė kosherė (bletarėt rrėfejnė pėr atė se ēfarė ndodhė nėse njė mi tė hyn nė kosherė - pasi e kanė pikur fort, ai nuk mundet mė tė lėvizė rupin e tij, bletėt e mbulojnė tėrėsisht me propolis pėr ta parandaluar kalbjen qė do tė mund tė kėrcėnonte shėndetin e tyre). Bletėt e grumbullojnė propolisin prej mbulimit vezullues nė gjethet dhe lulet e reja, dhe nėse mund ta mendosh njė shtresė kaq tė hollė tė vendosur nė fyt kur tė dhembė ose me rastin e paraqitjes sė puērrave nė gojė, infeksionit tė lėkurės, ai ka njė efekt shumė qetėsues. Nė shtėpi unė pėrdor propolis nė vend tė masteve nga barnatorja dhe tash kam njė furnizues.

Ē’bleve nė Sacro? Njė pako fara tė zeza,domate tė terura, vaj xhenxhefil dhe njė shishe lėng Frutomania tė dredhėzės sė Kosovės... Nėse ende nuk ke oreks, ndoshta Sacro nuk tė pėrshtat.

Besoj qė shumica e lexuesve do tė doni tė shkoni vetė nė Sacro; kėtu janė hollėsitė pėr dyqanin (shumė larg prej fshatrave, bash mbrapa kafiqit Metro qė ėshtė pėrballė Hotel Grandit). Ėshtė i hapur prej orės 9 deri 20 prej tė hėnės deri tė premten dhe prej orės 9 deri nė 17 tė shtunave, pra lehtė mund tė gjendet nė shėtitjen tėnde, brenda orarit tėnd dhe nė tryezėn tėnde. Ju bėftė mirė!

Elizabeth Gowing ėshtė autorja e Travels in Blood and Honey; becoming a beekeeper in Kosovo, tė botuar vjet. Gjithashtu ajo ėshtė themeluesja e OJQ’sė The Ideas Partnership, tė regjistruar nė Kosovė me punė nė projekte arsimore, mjedisore dhe kulturore. Mund tė kontaktohet nė theideaspartnership@gmail.com

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn