Kafeneja e Novi Sadit që Tërheq Fansat e Putinit në Serbi

Kalimtarët kurreshtarë ndalen para Putin Cafe në Novi Sad, të intriguar nga një  foto e madhe në dritare e presidentit rus, me një flamur  serb dhe një rus të pikturuar mbi fytyrën e tij. 

Një shenjë uron “mirëseardhjen” në gjuhën serbe dhe ruse. 

Fotografia jashtë është e  vogël në krahasim me portretin e madhësisë natyrore të presidentit rus brenda, që mbulon tërë gjerësinë e kafenesë.

Një tjetër mur është i mbuluar me një fotografi të madhe panoramike e Sheshit të Kuq të Moskës, ndërsa në murin mbrapa ka një pamje të katedrales ikonike të Shën Vasilit.

Kamerieri ofron kafe, birrë dhe “KVAS”, një pije popullore ruse bërë nga gruri. Disa kartëmonedha ruse, rubla, dekorojnë murin prapa barit, të lëna si një bakshish nga një grup i turistëve rusë që qëndruan aty. 

Disa ditë përpara se Café Putin hapi dyert e saj, ajo tërhoqi vëmendjen e mediave vendase dhe të huaja.

Për shkak të luftës që po vijonte  në Ukrainën lindore dhe me sanksionet e imponuara nga perëndimi ndaj Rusisë për rolin e saj të përceptuar në krizën atje, vendimi për të hapur një kafene që mban emrin Putin do të mund të shihej si i diskutueshëm. 

Por pronari, Radivoje Miljaniq, thotë se atij nuk çan kokën për këtë, pasi që emri i ka sjellë atij më shumë konsumatorë se sa kishte pritur. Nuk ka asgjë të diskutueshme në lidhje me kafenenë ose emrin e saj, thotë ai. “Nuk ka asnjë problem, shumica e njerëzve në Novi Sad dhe Serbi e duan zotin Putin,” vë në dukje ai. 

Miljaniq është edhe kryetar i degës  lokale të Novi Sadit të “Ruska Stranka” (Partia Ruse)-, një parti e vogël  dhe e re që kundërshton hyrjen në BE dhe në NATO të Serbisë dhe promovon e përkrah lidhjet  më të ngushta  ekonomike dhe ushtarake me Rusinë.

“Putin është një udhëheqës i madh, i vetmi lider i cili u ngrit kundër Amerikës, Evropës dhe NATO-s,” vazhdon ai, duke u thelluar në temë. “Me këtë kafene unë dua të tregoj dashurinë time dhe mbështetjen time për Putinin, Rusinë dhe popullin rus.”

Megjithatë,  jo të gjithë serbët janë tifozët të Presidentit rus.

Emri i kafenesë ka ngjallur reagime të ndara në internet. Disa lavdërojnë atë, por  të tjerët e shohin të pakëndshme.  Ka edhe shaka se një kafe me emrin “Obama” duhet të hapet në  derën tjetër, vetëm për të treguar se si është  e ndarë shoqëria serbe është kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë dhe Perëndimin.

Një sondazh i pavarur i kryer vitin e kaluar nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, BCSP, thotë se serbët janë në dy mendje në për sa i takon lidhjeve të Serbisë me Rusinë apo Bashkimin Evropian. 

Dyzet përqind thanë se ata besonin se Rusia ishte garantuesi kryesor i stabilitetit rajonal. Megjithatë, një e treta e të njëjtit grup tha gjithashtu se ata mbështesin bashkimin me BE, sepse kjo do të kontribuojë në frenimin e korrupsionit dhe zvogëlimin e kërcënimit nga krimi i organizuar.

“Qytetarët e Serbisë janë të ndarë mes besnikërisë ndaj BE-së dhe të Rusisë,” shpjegon Katarina Gjokiç studiuese e BCSP. “Kjo nuk është për t’u habitur, pasi elitat politike kanë bërë me dije për vite të njëjtat gjëra në agjendat e tyre rreth politikës së jashtme.” 

Serbia zyrtarisht kërkon të bashkohet me Bashkimin Evropian, por pa dëmtuar lidhjet e saj të ngushta me Rusinë.

Së fundmi,  përkeqësimi i marrëdhënieve midis Rusisë, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, ka krijuar një dilemë për qeverinë serbe. 

Nëse do të varej nga  Miljaniq, Serbia kurrë nuk do të bashkohej me Bashkimin Europian. Pamflete të  Partisë Ruse që thërrasin “Serbia kthehet në drejtim të Lindjes” janë të shpërndara në gjithë kafenenë.

Të shtunën pasdite ka vetëm disa konsumatorë në Café Putin. Një rus i ri, Mihailo Moshnogorsky, ulet në bar. Kjo është streha  e tij e re. Rusi nga Moska është duke studiuar drejtësinë në Universitetin e Novi Sadit. Duke shikuar në portretin e madh të Presidentit të tij mbi kokën e tij, ai duket i kënaqur. “Putin është një udhëheqës i madh i një vendi të madh, kështu që ai meriton një portret të madh,” thotë ai. 

Një javë pas hapjes së  kafenesë së  tij, Miljaniq nuk mund të jetë më i kënaqur se kaq . “Çdo njeri është pozitiv. Ka  konsumatorë vendas, të rinj dhe turistë rusë dhe të gjithë atyre që vijnë këtu, Putini u pëlqen shumë, ” thotë ai. 

“Unë i kam lexuar edhe  komentet negative në internet. Disa njerëz nuk e pranojnë emrin. Por ai  është një grup i vogël. Unë e di se serbët gjithmonë do të duan Rusinë”, tha Miljaniq