Gati si në Brooklyn në Restorantin Legere

Në Legere, dritaret janë të rrethuara me drita të bardha në tel. Portretet e thjeshta, por mahnitëse varen nëpër mure, ndërsa muzika e lehtë italiane, e lëshuar në lokal të jep ndjesi qetësie dhe komoditeti. 

Restoranti ka detaje të pasura të drurit, tavanin, vendet e oxhakut dhe mbajtëset e shisheve të verës i ka nga ky material. Legere ishte edhe më parë, para një viti në vendin e njëjtë, por që nga java e kaluar është rihapur me një staf dhe menaxhim të ri. Unë dhe partneri im i darkës kur mbërritën u pritëm miqësisht nga personeli i vëmendshëm. 

Përpara restoranti kishte një menu të gjatë, ndërsa ushqimet shpesh dukeshin më të mira, sesa kur shijoheshin. Legere tash nuk ka menu të shtypur. Kamarieri  lexoi menunë e shkruar me dorë që përbëhej nga makaronat, mishrat, supa dhe sallatat. Zgjedhjet tona ishin të kufizuara, pasi nuk kishim fizikisht një menu, por kamarieri na lejoi që të bëhemi pak më kreativë, kur porositëm ushqimet tona. 

Filluam me një sallatë “cezari”. Edhe pse sallata ishte një përzierje interesante, ishte dëshpëruese, pasi nuk i afrohej fare një sallate tradicionale cezariane. U shërbyem me një sallatë që përmbante domate të lëngshme, ullinj të gjelbër dhe karrota të qullosura në salcë franceze.

Partnerja ime e darkës vendosi për pjatën e saj të makaronave pa asnjë problem. Ajo porositi makarona me sos karbonara dhe pulë të pjekur në skarë. Salca e bardhë ishte e butë dhe përmbante spinaq të freskët. Pula ishte e pjekur deri në perfeksion dhe ajo ishte e kënaqur me zgjedhjen që bëri. 

Për vete, porosita një pjatë me makarona fettuccine me një salcë të pasur dhe pikante nga domatet e mbushura me ullinj të thatë e të zi. Përgjatë viteve, kam ndërtuar një tolerancë të tillë për ushqimet pikante që më nuk po i shijoj. Makaronat megjithatë kishin një goditje pikante të mirë dhe për pak sekonda ndjeva të nxehtit që më ka munguar dhe mezi që prita ta kem përsëri. 

Për ëmbëlsirë nuk kishim zgjidhje të shumta- shkuam me: mus çokolate dhe qumështore. Mus çokolata ishte origjinale. Përbërja më shumë i ngjante një pudingu, sesa një torte. Qumështorja  kishte një dekadencë të ajrosur dhe ishte e pikuar në manaferra dhe shurup. Ndërsa vetëm qumështorja ishte e shijshme, shurupi ishte shumë i ëmbël dhe me sasi të madhe. 

Për të balancuar shijen e ëmbël të qumështores, porosita një kapuçino dhe shoqja ime porositi një makiato. Edhe pse ka kafiteri në çdo cep të Prishtinës, kjo ishte kafeja më e mirë që e kemi pirë deri më tani.

Ushqimet tona arritën herët dhe darka ishte relativisht e lirë. Secila pjatë me makarona ishte rreth 4 euro. Nëse shkoni në këtë restorant, prisni të shpenzoni rreth 10 euro për person. Vetëm një ecje e shkurtër nga qendra, vizitoni Legere-n për t’u takuar me të njohur, makarona të mirë dhe për një mbrëmje të qetë e simpatike. 

Legere Creative Cuisine 

Adresa: Rruga Sylejman Vokshi, afër restorantit Ultra and  Mosaic, Prishtinë

Tel.:+377 (0) 45 883 355

Orari: Nga e hëna deri të dielën: 9 – 23