Hilmi Jashari Zgjidhet Avokat i Popullit

Pas zgjedhjes se tij, Jashari u betua se do të punojë me ndershmëri dhe besnikëri.

“Unë  Avokati i Popullit të Kosovës premtoj se do t’i kryej detyrat  në mënyrë të paanshme, me ndershmëri dhe besnikëri. Betohem”, tha Jashari.

Në garë për këtë pozitë ishin edhe Isa Hasani i cili mori 9 vota dhe Shqipe Ibraj-Malaj 5 vota.

Para fillimit të votimi, deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi, kërkoi të shtyhet votimi për Avokatin e Popullit në mungesë të deputetëve.

Por këtë “gajle” deputetit Kelmendi  ia largoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

“Gëzim realisht sot dhe nesër është dita për arsye që edhe sot nëse nuk zgjidhet duhet të procedohet. Kemi numër të mjaftueshëm të deputetëve, janë 68 deputetë”, tha Veseli.

Për më tepër, paraardhës i tij ishte Sami Kurteshi.