Agron Selimaj Emërohet Drejtor i AKI-së

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri i Kosovës, zotëri Isa Mustafa, në bazë të nenit 84 paragrafi 21, nenit 94 paragrafi 8, nenit 129 paragrafi 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 5 paragrafi 3 i Ligjit Nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, emëruan zotëri Agron Selimajn drejtor të AKI-së,” thuhet në njoftimin e departamentit të informacionit.

Selimaj ishte inspektor i përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, para se të emërohej sot në krye të saj.

Bashkim Smakaj që drejtoi AKI-në për gjashtë vjet dha dorëheqje më 16 janar.