Mustafa e Thaçi, Qëndrim të Fortë Kundër Protestuesve

I pari i qeverisë, Mustafa, është shprehur se qeveria e konsideron se është “tepër e dëmshme që për qëllime politike të krijohen ndasi ndër-etnike në Kosovë”.

“Sheshet e Prishtinës janë dëmtuar në masë të madhe, janë dëmtuar prona të qytetarëve”.

“Protesta e sotme i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh shtetit tonë të ri”.

“Qeveria bën thirrje për ndaljen e akteve të dhunës ndaj policisë dhe pronës publike e private”.

“Protesta nuk duhet të përdoret për ambicie për pushtet sepse pushteti fitohet me votën e qytetarëve”.

“Qeveria i fton të gjithë qytetarët për qetësi dhe durim”.

Ndërsa zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, tha se protesta e sotme nuk ka pasur objektiv qytetar.

“Protesta është mjet demokratik, por protesta e sotme nuk ka pasur objektiv qytetar, por objektiva politike ditore”, tha Thaçi.

“Ato nuk kanë qenë të udhëhequra nga qytetarët, por nga tri parti opozitare”.

“Dhuna është mjet i papranueshëm dhe në asnjë moment nuk do të dorëzohemi përballë dhunës”.

“Aktet e sotme janë akte të një grupi të vogël”.

“Policët e shpëtuan sot Kosovën nga më e keqja. Dhuna e sotme nuk është e paplanifikuar”, tha Thaçi.