Pejanët Nisen Këmbë e me Vetura për në Prishtinë

“Policë të shumtë kanë dale në Pejë dhe nuk po lejojnë që autobusët të nisen në drejtim të Prishtinës. Pushteti në çdo mënyrë po mundohet ta ndalojë këtë protestë, por protesta do të bëhet, protestuesit tanë janë nisur në këmbë në drejtim të Prishtinës” tha ai.

Edhe Fatmire Kollqaku nga kjo lëvizje e cila është nisur në këmbë po thotë se ata po pengohen për një të drejtë të garantuar me ligj dhe kushtetutë.

“Nëse nuk lejohen automjetet ne edhe në këmbë mund të arrijmë në Prishtinë”, tha ajo për KALLXO.com.

Ajo thotë se pjesa më e madhe thotë se janë nisur me vetura ndërsa tregon sepse është një kolonë e gjatë e njerëzve të cilët janë nisur në këmbë.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Xhevat Ibraj ka qenë i paqasshëm në telefon.