Thaçi e Mustafa Njoftojnë Presidenten për Arritjen e Marrëveshjes
08.12.2014 - 12:03
Sipas këtij departamenti, liderët e dy partive më të mëdha kosovare i thanë presidentes marrëveshja përmbush kriteret për krijimin e institucioneve.
“Kryetarët e të dyja partive politike parlamentare e informuan Presidenten edhe për hapat e mëtejmë në ndërtimin e institucioneve të reja të vendit. Ata theksuan se marrëveshja ndërmjet tyre do të përmbushë edhe kriteret e përcaktuara kushtetuese dhe shoqërore për institucione përfshirëse e të përgjegjshme”, thuhet në komunikatën e Departamentit të Informacionit.
Sipas komunikatës presidentja Jahjaga i siguroi liderët se do të jetë në funksion të garantimit të funksionimit demokratik të institucioneve dhe në zbatim të plotë të Kushtetutës e të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.