Hashim Thaçi Edhe Sot Gojëmbyllur Rreth Kryeministrit të Ri

Thaçi ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të PDK-së nga i cili ka thënë të ketë marrë përkrahje për koalicionin me LDK-në të cilin e ka lidhur të mërkurën e kaluar.

“Grupi Parlamentar i PDK-së mbështet fuqishëm këtë marrëveshjeje. Tash do të vazhdojmë me hapat e mëtejmë të finalizimit të saj”, u shpreh Thaçi.

Ai përsëriti se ky koalicion është bërë ndërmjet partive me vlera të përbashkëta të qendrës së djathtë, me perspektivë për ndërtimin e institucioneve stabile.

Por ai nuk përmendi emra kur u pyet se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

LDK ka kërcënuar dje se do të largohet nga koalicioni me PDK-në në rast se nuk do t’u takojë kryeministri.