Odat Ekonomike të Kosovës dhe Gjermanisë me Memorandum Bashkëpunimi

Rreth 30 studentë nga Kosova po vazhdojnë studimet e arsimit profesional në Gjermani, falë bashkëpunimit mes këtyre dy odave.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka falënderuar delegacionin gjerman për punën e përbashkët.

Ndërsa Otto Kentzler, kryetar i Odës Ekonomike të Gjermanisë dhe këshilltari i kancelares gjermane Angela Merkel, ka thënë se do të vazhdojnë bashkëpunimin ekonomik me Kosovës.

“Në jemi shumë të lumtur që fal bashkëpunimit tonë, student kosovar po studiojnë në Gjermani, në do të vazhdojmë këtë projekte edhe në vitet e ardhshme”, ka thënë këshilltari i Merkelit para mediave.

“Uroj që shumë nga ata studentë të kthehen në Kosovë dhe përvojën e fituar ta sjellin në vendin e tyre. Ky është edhe qëllimi ynë, të aftësojmë gjenerata për treg të punës”, tha Kentzler.

Bashkëpunimin mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Gjermanisë, e ka përshëndetur edhe Fadil Ismajli, ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë bashkërisht për të arritur qëllimet tona dhe për të krijuar kushte më të mira edhe për investitorët”, ka thënë ministri Ismajli.

Këshilltari i Merkel, pa dashur të komentojë për gjendjen politike të krijuar në Kosovë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura në qershor, u ka bërë politikanëve thirrje që ta gjejnë sa më shpejt një zgjidhje.