Gjykata Kushtetuese Refuzon Kërkesën e Avokatit të Popullit

Në vendimin e publikuar sot, kjo gjykatë thotë se e ka vlerësuar këtë kërkesë si “të papranueshme” duke refuzuar edhe kërkesën për vendosjen e “masës së përkohshme” ndaj këtyre tre gjykatësve.

Avokati i Popullit ka dorëzuar një Gjykatën Kushtetuese kërkesën me të  cilën kërkon të vlerësohet nëse dekreti i Presidentes është kushtetues.

Sami Kurteshi, avokat i popullit në intervistë për “Drejtësia në Kosovë” kishte shpjeguar arsyet pse ai mendon se ky vendim është jokushtetues.

“Dekreti  nuk është i bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe kjo e bënë atë jokushtetues”, kishte deklaruar Kurteshi.

Parashtruesi i kërkesës kishte pretenduar se Presidentja e Republikës së Kosovës, në letrën e saj të 14 prillit 2014, nuk i ka deleguar EULEX-it në mënyrë të qartë dhe specifike kompetencën për propozimin e gjyqtarëve në pajtim me nenin 31, pika 1, te Konventës së Vjenës për Traktatet Ndërkombëtare.

Avokati i Popullit pretendonte se kompetenca për të propozuar gjyqtarë mbetet te Kuvendi i Republikës së Kosovës.