Dekani Nazmi Iballi Jep Dorëheqje Nga Pozita e Këshilltarit Komunal

Agjencia Kundër Korrupsion, ka njoftuar Gazetën Jeta në Kosovë, se ka mbyllur shqyrtimin e gjendjes së mundshme të konfliktit të interesit ndaj Nazmi Iballit, pasi ai ka hequr dorë nga pozita e asambleistit të PDK-së në Komunën e Shtimes.

“Zyrtari i lartë, z. Iballi është hetuar për situatë të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike, si Dekan në Fakultetin e Sigurisë Publike në Vushtrri dhe njëkohësisht Anëtar i Kuvendit Komunal në Komunën e Shtimes”, thuhet në përgjigjen që AKK i ka kthyer Gazetës.

AKK ka njoftuar Gazetën Jeta në Kosovë, se fillimisht e kanë ftuar Nazmi Iballin në takim, ku e kanë njoftuar për kufizimin e zyrtarit të lartë në ushtrimin e funksioneve tjera, krahas funksionit publik.

“Agjencia i ka bërë edhe shkresë paralajmëruese, me të cilën zyrtarit Iballi i është bërë e qartë se duhet të heqë dorë nga njëra pozitë…”, thotë AKK.

Nazmi Iballi, ndërkohë ka njoftuar përmes një shkrese zyrtare AKK, se ka dhënë dorëheqje nga funksioni publik i asambleistit në Kuvendin Komunal në Shtime.

Gazeta Jeta në Kosovë ka raportuar më 15 shtator të këtij viti për mbajtjën e dy pozitave nga Iballi që e  vënin atë në konflikt interesi.  Për këtë situatë në shpërputhje me ligjin për parandalimin e konfliktit të interest është raportuar nga qytetarët në platformen Kallxo.com. 

Më shumë për Nazmi Iballin dhe Fakultetin e Sigurisë Publike:

Iballi i PDK-së Bëhet Dekan pa Thirrje Akademike

Shtyhet Fillimi i Vitit Akademik në Fakultetin e Sigurisë Publike

Me 15 Ditë Vonesë Hapet Fakulteti i Sigurisë Publike