Një Tjetër Bush Po Përgatitet Për Shtëpinë e Bardhë

“Mendoj se është më se e mundshme që ai po mendon seriozisht që të ecë përpara”, tha djali i tij i madh George P. Bush për ABC të dielën.

“Nëse do t’më kishit pyetur disa vite më parë, do të përgjigjesha që është pak e mundshme”, tha Bush, i cili po garon për një post për herë të parë si komisioner në Teksas.

“Familja do të jetë krah tij 100 % nëse ai vendos ta bëjë këtë”, u shpreh ai.

George P. Bush është anëtari i pestë që flet hapur për kandidaturën e babait të tij. Dhe përderisa ai thotë se babai i tij “është ende duke e vlerësuar këtë”, anëtarë të tjerë të fmiljes nuk kanë hezituar që publikisht t’i bëjnë presion Jeb Bushit që ta shqyrtojë kandidaturën.

Më herët gjatë këtij muaji, vëllai i tij i madh, ish Presdienti George Ë. Bush, tha për Fox Neës se mendon se “vëllai i tij dëshiron të jetë President”.

“Ai dhe unë kemi pasur një diskutim. Natyrisht unë e kam shtyrë që ai të kandidojë për President. Ai thoshte që nuk e kishte vendosur ende këtë”, tha ish Preisdenti Bush.

“Ai e ka parë babain, e ka parë vëllanë. Kështu që ai është i vetëdijshëm dhe po i shqyrton opcionet”.

Në prill, vëllai i vogël i Jeb Bush, Neil, tha se edhe babai i tyre, ish Presidenti George H. Bush, e ka mbështetur këtë ide.

Por jo secili anëtar i familjes Bush e mbështet idenë që një Bush tjetër të garojë për karrigën në Zyrën Ovale.

Para se burrat e familjes të kishin filluar ta flasin idenë, ish Zonja e Parë, Barbara Bush, hodhi poshtë mundësinë, duke thënë se famiolja e saj e ka kryer radhën e të drejtuarit të vendit.

“Mendoj se Amerika është një vend i madh, i mrekullueshëm. Dhe nëse nuk mund të gjejmë dy ose tri familje që garojnë për zyrën më të lartë, kjo do të ishte e pakuptimtë, sepse ka guvernatorë të mëdhenj dhe njerëz shumë të aftë për të garuar”, tha ajo.