Samuel Zhbogar Komenton Deklaratën e Doris Pack për Ramush Haradinajn

“Ish anëtarët e Parlamentit Evropian nuk përfaqësojnë Komisionin Evropian”, tha shkurt Zhbogar në një prononcim për KALLXo.com.

Deri më tani, bashkësia ndërkombëtare ka qëndruar anash, pa ndërhyrë, në mosmarrëveshjet ndërmjet liderëve politikë të Kosovës për konstituimin e institucioneve të vendit të dala nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Doris Pack kërkon Koalicion LDK-PDK

12:21

Ish deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka vënë dyshime mbi bazën në të cilën Ramush Haradinaj kërkon që të bëhet kryeministër i vendit.

Ajo ka shfaqur hapur dëshirën e saj që Kosova të drejtohet nga një koalicion i përbërë nga dy partitë më të mëdha në vend, PDK dhe LDK.

“Ku qëndron baza: Kryeministri me një elektorat prej më pak se 10 për qind? Jepni fund bllokadës, depersonalizojeni klimën, filloni negociatat LDK- PDK. Kosova ka nevojë për ju”, ka qenë postimi i Doris Pack në llogarinë e saj në Twitter.

Për shumë vite si pjesë e Parlamentit Evropian, gjermania Doris Pack, ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive në çështjen e Ballkanit dhe të Kosovës.

Pack nuk është më deputete në parlamentin Evropian pas zgjedhjeve të këtij viti, por ajo shumë shpesh jep pikëpamjet e saj, sidomos për Kosovën.

Por, duke mos qenë drejtpërsëdrejti e lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë, i dominuari për kryeministër nga blloku paszgjedhor LDK- AAK- NISMA, Ramush Haradinaj, ka shprehur dyshime për informatat me të cilat Pack shërbehet nga rreth zhvillimeve në Kosovë.

Ai thotë se nuk ka komunikuar qe një kohë të gjatë me gjermanen.

“Është një zonjë shumë e respektuar. Ajo ka qenë aktive në tema të Ballkanit. Unë nuk kam komunikim me të qe një kohë të gjatë. Me siguri se tani ajo ka informata të pjesshme për Kosovën, pra ka informata vetëm të palës së caktuar, nga ata që komunikon”, tha sot Haradinaj.

“Unë jam i nominuar i 63 deputetëve. Besoj që kjo informatë mjafton për ta shpjeguar se kë e përfaqësoj”, tha ai duke komentuar rezervat e Doris Pack rreth mungesës së bazës së përfaqësimit nga Haradinaj.