Pasdite Presidentja Pritet T’i takojë Liderët Politikë

Disa parti e kanë konfirmuar për KALLXO.com se ftesat iu kanë ardhur nga Zyra e Presidentes.

Ende nuk është mësuar se në çfarë kohe do të mbahen takimet.

Para pesë ditësh u ka bërë thirrje sërish liderëve që të gjejnë zgjidhje brenda Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që t’i shmangen një krize edhe më të thellë në vend.

Jahjaga theksoi se vonesa në ndërtimin e institucioneve të vendit po e rrezikon angazhimin dhe bashkëpunimin e Kosovës në proceset ndërkombëtare, posaçërisht në fushën e sigurisë dhe po e dëmton partneritetin e saj me faktorin ndërkombëtar në fusha të ndryshme.