Serbia e Shqipëria Ndeshen në Futboll Mes Tensioneve Politike

Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur këtë të shtunën, duke shtuar se i njëjti vendim do të aplikohet për tifozët serbë për ndeshjen kthyese që zhvillohet në Shqipëri vitin tjetër.

Vendimi u konfirmuar edhe nga komisionari për siguri në Federatën Serbe të Futbollit, i cili paralajmëroi se çdo përkrahës shqiptar që shihet në stadium do të largohet nga aty.

“Çdo tifoz shqiptar që vije në stadium do të largohet dhe do të ndiqet ligjërisht,” tha Mirkov.

Ky vendim reflekton shqetësimet se tensionet në mes të tifozëve mund të bëhen të dhunshme marrë parasysh historinë e konfliktit mes Serbisë dhe Shqipërisë për Kosovën, territorit me shumicë shqiptare që shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Më shumë se gjysma e ekipit kombëtar të futbolli është nga Kosova.

Duke e shpërfillur vendimin për mos lejim për tu futur në stadium, disa tifozë nga Kosova kanë udhëtuar në Beograd për çdo rast.

Albert Kastrati, i njohur edhe si Tigri, që udhëheq një nga grupet më të mëdha të tifozëve në Kosovë, Plisat, ka postuar fotografi në faqen e tij në Facebook duke u shëtitur rrugëve të Beogradit

Në një tjetër fotografi të postuar mbrëmë në faqen e Plisave në Facebook, shihen disa tifozë nga Kosova me të tjerë nga Lugina e Preshevës, të cilët kanë thënë se do të nisen për në Beograd.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug ka raportuar se disa tifozë shqiptarë do të tentojnë të hyjnë në stadium në mënyre diskrete, duke evituar shfaqjen e simboleve kombëtare.

Policia serbe ka marrë masa të sigurisë para kësaj ndeshje.  Tri unaza të policisë do të rreshtohen para stadiumit të Partizanit në qytetin e Beogradit.

“Policia do të bëjë kontrolle strikte për të gjithë tifozët që vijnë, të cilët do të kontrollohen dy herë,” Nikola Popovac nga policia në Beograd i ka thënë Tanjug-ut.

“E gjithë ngjarja do të mbikëqyret nga kamera të sigurisë; po ashtu do të kemi edhe detektorë të metalit, qenë që nuhasin mjete eksplozive.  Me fjalë të tjera, nuk do ti lëmë asgjë rastësisë,” ai shtoi.

Shqipëria së bashku me Danimarkën kryesojnë Grupi I në kualifikimet për Euro 2016 me katër pikë.  Serbia është prapa me vetëm një pikë, pasi ka një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e para.

Përkundër kësaj, Serbia shihet si favorite për të fituar këtë ndeshje, edhe pse trajneri i ekipit shqiptar Gianni de Biassi i ka thënë gazetës Koha Ditore se ekipi i tij shkon për fitore në Beograd.

“Serbia është favorit i grupit, edhe pse nuk shfaqi lojë të mirë ndaj Armenisë,” ka thënë De Biassi.

“Sidoqoftë, ne jemi këtu për të vështirësuar jetën e tyre përmes kualitetit tonë në fushë…dhe do të luajmë për të fituar,” ka shtuar ai.