Sabit Geci Sëmuret-Dërgohet në Spital

Atë së pari në dhomat e gjykatës e ka kontrolluar një mjek që ka rekomanduar dërgimin e tij në spital.

Seanca është shtyrë deri në orën 13:00

11:32

Problemet me Dëgjim të Dëshmitarit Ngadalësojnë Seancën e “Grupit Drenica”

Në seancën e sotme të “Grupit Drenica” po dëshmon i koduari me shkronjën B. Ai ka probleme me dëgjim dhe EULEX-i ka siguruar një person për t’i treguar nga afër se çfarë pyetje po i bëhen. Por kjo po e ngadalëson zhvillimin e gjykimit.

Për të gjetur zgjidhje nga kjo situatë, kryetari i trupit gjykues urdhëroi një pauzë, në mënyrë që dëshmitarit që fjalët e tij po i thotë me video-lidhje t’i sigurohen kufje me anë të të cilave do të ketë mundësinë të dëgjojë më mirë atë që po flitet në seancë.

“Dëshmitari B” është ankuar se nuk po dëgjon mirë, pasi ka probleme me këtë shqisë.

Për t’i ndihmuar në vendin prej nga po lajmërohet, EULEX-i ka siguruar përveç një gjyqtari të tij, edhe një person që po ia transmeton nga afër dëshmitarit, pyetjet që po i bëhen.

Por kjo po e ngadalëson gjykimin.

Aktualisht pauza e kërkuar nga gjyqtari Darius Silicki është kryer dhe seanca po vazhdon.