I Dyshuari Për Vrasjen e Rrahman Ukës Del Sot Ose Nesër Para Gjykatës

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, avokati mbrojtës i të dyshuarit Gërdovci, Asdren Hoxha.

“Sot prokuroria do ta dorëzojë kërkesën për caktimin e seancës ndaj klientit tim ndërsa më pas gjyqtari e ka mundësinë që ta mbajë seancën sot apo nesër”, tha avokati Hoxha.

Rrahman Uka është vrarë pasditen e së hënës në rrugën “Rexhep Luci” në qendër të Prishtinës, afër kinemasë ABC.

Dorasi dyshohet të jetë Masar Gërdovci, i cili fillimisht kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të Ukës dhe nga plagët e marra ky i fundit nuk kishte mbijetuar.

Masar Gërdovci ishte arrestuar nga Policia e Kosovës menjëherë pas rastit të ndodhur.