Ministri Mahir Yagcilar

Pakicat Joserbe Kundër Zgjedhjeve të Reja

Mahir Jagxhilar nga ky grup tha sot se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje.

“Ne jemi kundër zgjedhjeve sepse mendojmë se zgjedhjet nuk e zgjidhin situatën por vetëm e rëndojnë atë”, u shpreh Jagxhilar.

Ai u shpreh se “ende ka hapësirë” që zgjidhja të gjendet në Kuvend, ndërsa kërkoi koncesione nga ët gjitha palët.

“Mbetet që të gjitha palët të bëjnë nga pak lëshime që të arrihet një marrëveshje”, tha Jagxhilar.

I pyetur nëse deputetët e grupit 6+ do të shkojnë në seancën e Kuvendit, Jagxhilar u shpreh se “ne shkojmë në seancë vetëm nëse ajo thirret në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit”.

“Ne e votojmë atë që e ka shumicën për ta bërë qeverinë”, tha deputeti nga komuniteti turk, Mahir Jagxhilar.