Vdes i Plagosuri i Sotëm në Prishtinë, Rrahman Uka

Mjeku kujdestar, Agron Çitaku, konfirmoi vdekjen e të plagosurit të sotëm në kafeterinë “Bon Vivant” në Prishtinë, Rrahman Uka.

Policia Kap Të Dyshuarin Për Plagosje në Prishtinë

16:21

Pasditen e të hënës në rrugën “Rexhep Luci” në qendër të Prishtinës, afër kinemasë ABC, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri e cila ka lënë të lënduar një person.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti, konfirmoi për KALLXO.com se rreth orës 15:40, Policia ka marrë një thirrje pasi që në këtë lokacion ka ndodhur një plagosje me armë zjarri ku është lënë  i plagosur një person.

Sipas saj, Policia e ka identifikuar dhe kapur të dyshuarin i cili “tani është duke u intervistuar në Stacion të Policisë”.

Zëdhënësja Ahmeti thotë se i plagosuri është dërguar për trajtim në QKUK.

Ndërsa reparti i Emergjencës në QKUK thotë se mjeku kujdestar është duke u marrë me rastin pasi që ai ka ardhur në gjendje të rëndë në këtë qendër.