Turqia Ia Jep Amerikës Bazat Ushtarake Për Ta Sulmuar ISIS-in

Administrata e Obamës ka bërë presion ndaj Turqisë për një rol më të madh kundër ekstremistëve, dhe një zyrtar i lartë amerikan konfirmoi të dielën se Ankaraja u pajtua që t’i trajnojë dhe moderojë rebelët sirianë në tokën turke.

Një zyrtar i qeverisë së Turqisë tha se Turqia ka në plan të marrë 4 mijë luftëtarë opozitarë ndërsa u shpreh se ata do të përzgjedhen nga inteligjenca turke.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hugel, i cili është në udhëtim në Amerikën Jugore, tha se ShBA-të donin qasje në bazat ajrore turke, përfshirë edhe atë në Incirilik në jug të vendit, nga të cilat do të mund të lansonte sulme kundër militantëve islamikë.

Kjo bazë është pjesë e marrëveshjes, sipas zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes i cili foli për agjencinë e lajmeve AP në kushte anonimiteti.

Përtej trajnimit dhe bazave, ka edhe tema tjera për të cilat ShBA-të shpresojnë të pajtohen me Turqinë, ndërsa diskutimet janë duke u zhvilluar.