Paraburgim për të Dyshuarin e Kultivimit të Narkotikëve

Te i dyshuari gjatë bastisjes së kryer nga ana e policisë janë gjetur 52 bimë të dyshuara për kanabis  sativa si dhe në podrumin e shtëpisë janë gjetur dy qese najloni në të cilat kishte farë të kësaj bime.

Ai dyshohet se pa autorizim ka kultivuar bimë të ndaluara me ligj, ndërsa ka poseduar armë-pistoletën, dy karikatorë të kalibrit 7.62 mm dhe tetë plumba.

‘’Të pandehurit  i vazhdohet  paraburgimi  edhe për një muaj i cili zgjatë deri më datën 7.11.2014’’, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj.