Deputetët e Bllokut Hyjnë në Sallë të Kuvendit

Nuk dihet se çfarë skenari është përgatitur, nëse ata do të provojnë të nisin seancë të re apo cila është arsyeja e hyrjes në sallë.

Askush nga përfaqësues të partive politike nuk po pranon të flasë për këtë hap të partive të cilat kanë kundërshtuar shtyrjen e seancës së paraparë për sot.

Gazetarët e KALLXO.com raportojnë se në sallë nuk kanë hyrë ende liderët partiakë Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.