Jagxhilar: Së Pari Kuvendi, Pastaj Qeveria

Sot, Jahjaga është takuar me përfaqësues të grupit parlamentar 6+ i cili tubon komunitetet pakicë joserbe, ndërsa aktualisht është në takim me kryetarin e Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq.

Pas takimit të sotëm, përfaqësuesi i grupit 6+, Mahir Jagxhilar, tha se ky grup është i gatshëm që ta votojë kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit.

“Gjithmonë vota jonë ka qenë për krijimin e institucioneve në përputhje me aktgjyykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe jemi të gatshëm ta japim votën për PDK-në dhe për çdo zgjidhje në përputhje me aktgjykimin e kësaj gjykate”, tha Jagxhilar.

I pyetur nëse në takim me Presidenten është folur edhe për kandidatin e mundshëm për kryeministër, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Jagxhilar u shpreh: “Jemi në fazën kur duhet tëdebllokohet kuvendi, pastaj vijnë çështjet tjera”.