Kosova Afrohet Me Këshillin e Evropës

Në një komunikatë të Zyrës së Presidentes thuhet se Presidentja Jahjaga i ka thënë Jagkandit se Kosova është promovuese e paqes dhe fqinjësisë së mirë në gjithë rajonin dhe po synon përmbylljen e procesit të anëtarësimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Jahjaga ka vlerësuar edhe rolin e Këshillit të Evropës në Kosovë dhe tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ndihmonte vendin në shumë fusha por edhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Nga ana e tij, Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe theksoi përparimin në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se grupet punuese ndërmjet Kosovës dhe KiE-së po vazhdojnë punën dhe presim formalizimin e Zyrës së KiE-së në Kosovë dhe se në raport me Kosovën po ndiqet qasja hap pas hapi, thuhet në komunikatë.