Gay Parada e Vendos Beogradin Nën Rrethim Policor

Përderisa Beogradi është vendosur nën masa trë rrepta të sigurisë, për shkak të frikës për përleshje nga kundërshtuesit e paradës, Kryetari i Beogradit, Sinisha Mali, u tha gazetarëve se ai ka dalë në këtë paradë për shkak se, sipas tij, është e rëndësishme të tregohet se “Beogradi është qytet i hapur për të gjithë dhe të gjithë janë të barabartë në të”.

Ai refuzoi të komentojë se sa forca policore janë vendosur për t’u kujdesur për sigurinë por tha se “ne po përpiqemi t’i shmangim imazhet e herës së kaluar”, duke iu referuar përleshjeve të dhunshme të vitit 2010.

Organizatori i paradës, Goran Miletiq, tah për BIRN se pret që 1500 deri në 2000 persona të marrin pjesë në këtë paradë. Ai tha se organizatorët janë të kënaqur me punën e policisë.

Agjenda parasheh që 14 zyrtarë t’i drejtohen turmës, në mesin e të cilëve edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Beograd, Michael Davenport.

Por në këtë paradë do të mungojë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic. Ditë më oarë ai tha se nuk mudn të marrë pjesë në këtë ngjarje për shkak se ka “punë tjera për të bërë në vend se të marshojë”.

Por ai tha se nuk pret tensione gjatë kohës së zhvillimit të paradës.

“Nuk pres të ndodh ndonjë gjë. Ata do të marshojnë dhe kjo është e tëra. Është e qartë se atë që shteti duhet ta bëjë, do ta bëjë”, tha kryeministri Vucic.