Edhe Britania e Madhe i Bashkohet Luftës Kundër ISIS-it

Me 524 vota për dhe 43 kundër, Parlamenti Britanik ka vendosur t’i bashkangjitet sulmeve kundër shtetit të vetëshpallur islamik.

Një koalicion duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e Lindjes së Mesme si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe tashmë kanë filluar bombardimin e objektivave të ISIS-it, në Irak dhe Siri.

Deri tani, kryeministri David Cameron ka mbajtur një qëndrim të rezervuar ndaj sulmieve kundër ISIS-it pas pësimit të një humbje poshtëruese vitin e kaluar, kur ligjvënësit britanikë hodhën poshtë propozimin për sulme ajrore britanike kundër forcave qeveritare siriane.

Votimi kundër sulmeve kishte minuar përpjekjet e Presidentit Barak Obama për të fituar mbështetje për sulmet ajrore mbi forcat e Damaskut dhe kishte shkaktuar anulimin e këtyre planeve në momentin e fundit .

Për dallim nga ai rast, tani të gjitha palët nga i gjithë spektri politik kanë mbështetur qëndrimin e kryministrit britanik.

Ky do të jetë veprimi i parë ushtarak i forcave britanike që prej fushatës 2011 ajrore kundër forcave të Muamer Gadafi në Libi.