Ramush Haradinaj Kundër Zgjedhjeve të Reja

“Zgjedhje kemi mbajtur, i kemi dërguar njerëzit te kutitë dhe kanë votuar”, tha Haradinaj.

“Nuk është çështje e rezultatit të Aleancës sepse ne edhe në ditët më të këqija 10 për qind i kemi, pra nuk bëhet fjalë për rezultat, por bëhet fjalë se a është e drejtë që një subjekt politikë me dërgua vendin në zgjedhje”, u shpreh ai.

Sipas tij, as minoritetet nuk dëshirojnë që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Jemi takuar me të gjithë, s’kemi lënë njerëz pa takuar të komuniteteve. Deputet tanë dhe të gjithë dëshirojnë ta gjejnë zgjidhjen në parlament, e jo të shkojmë në zgjedhje”.

Sa i përket takimit të se premtes me  përfaqësuesit e minoriteteve jo serbe, Haradinaj ka thënë se komunitetet do t’i bashkohen koalicionit LDK-AAK-NISMA.

“Komunitetet e kanë thënë se do t’i bashkohen atyre që kanë shumicën. Në këtë rast shumicën e ka koalicioni LDK- AAK- NISMA”, ka thënë Haradinaj.