Aeroplanët Amerikanë Godasin Burimet e Naftës së “Shtetit Islamik”

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britaninë  e Madhe thotë se sulmet në krahinën e Deir el-Zour gjatë natës së të enjtes dhe orëve të hershme të së premtes besohet të jenë udhëhequr nga koalicioni i SHBA-ve kundër grupit ekstremist.

Observatori tha se sulmet kanë goditur të paktën dy fusha të prodhimit të naftës në Deir el- Zour. Kjo organizatë thotë të ketë pasur sulme edhe ndaj selisë së Shtetit Islamik në qytetin Mayadeen të premten në mëngjes.

Një tjetër grup i aktivistëve, Komiteti i Koordinimit Lokal, gjithashtu raportoi për katër sulme në Mayadeen, të cilat thuhet të jenë kryer nga koalicioni kundër militantëve.