Të Akuzuarit për Sulm Ndaj Ledri Vulës Nuk Pranojnë Fajësinë

Mirena e Çoçaj, akuzohen se natën e 7 qershorit 2012 sulmuan dhe rrahën Ledri Vulën.

Sipas aktakuzës Gazmend Mirena e kishte goditur reperin e njohur me kondak revoleje, ndërsa Krenar Çoçaj me shufër metali.

Prokuroria pretendon se nga këto goditje Ledri Vula ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Në seancë të pandehurve iu lexua aktakuza, ndërsa gjyqtarja kërkoi nga ta që të deklarohen se si ndihen në lidhje me akuzat që u ngarkohen.

Dy të akuzuarit thanë se ndihen të pafajshëm. Seanca u shty për 27 tetor.

Deri atëherë Gazmend Mirena e Krenar Çoçaj do të kenë të drejtë të paraqesin kundërshtimet ndaj aktakuzës dhe provave të mbledhura.

Më 27 tetor do të shqyrtohen këto kundërshtime.

Këtë çështje do ta gjykojë gjyqtarja Hava Haliti, ndërsa si dëshmitarë pritet të ftohen edhe njerëz të njohur të estradës.