Fotografia e Tolerancës

Në fakt, Shqipëria është shteti i parë në Evropë të cilin e viziton qëkur u zgjodh Papë në mars të vitit të kaluar.
Një fotografi që e publikoi agjencia e lajmeve Associated Press e tregon më së miri dimensionin e tolerancës në mesin e shqiptarëve.
Një imam, një prift ortodoks dhe një klerik i bektashinjve janë pjesë e masës së njerëzve që kanë dalë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë për ta nderuar Papë Françeskun.
“Papa Françesk erdhi të dielën në Shqipëri në udhëtimin e tij të parë evropian, i dizajnuar për të shfaqur rrugën e shtetit ballkanik nga një shtet brutal komunist në të cilin feja ishte e ndaluar, në një shtet model të bashkëjetesës për një botë që po sheh konflikte në emër të Zotit”, shkruan agjencia AP.