Paraburgim Prej Një Muaji të Dyshuarve për Terrorizëm

Këta persona, njëmbëdhjetë nga ta imamë nëpër disa xhami kosovare,  u arrestuan në aksionin e së mërkurës të zhvilluar nga Policia e Kosovës në disa qytete të vendit.

Ata dyshohen për pjesëmarrje në grupe terroriste, nxitje të urrejtjes, rekrutim për terrorizëm, shtytje për kryerjen e veprave terroriste dhe thirrje për rezistencë.