Amerika Me 3 Mijë Ushtarë Kundër Ebolas

Shtëpia e Bardhë tha se Obama do të shkojë në Qendrën për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve në Atlanta për të takuar drejtuesit e shëndetësisë amerikane prej nga do ta bëjë të njohur planin e tij, i cili synon të nxisë një përpjekje globale për ta luftuar sëmundjen e cila deri më tani ka marrë jetën e 2400 njerëzve.

Njoftimi vjen në kohën kur është rritur alarmi për shpërthimin e sëmundjes së rëndë e cila është shpërndarë në Liberi, Sierra Leone, Nigeri dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Shumica e përpjekjeve amerikane do të përqendrohen në Liberi, vendi që është prekur më së keqi nga kjo sëmundje.

Obama do të bëjë të ditur se Komanda Amerikane në Afrikë do ta ketë shtabin kryesor në Monrovia i cili do të shërbejë si komandë rajonale dhe qendër kontrolli për të koordinuar programet amerikane dhe ndërkombëtare të ndihmës.