AKP: Nuk Ka Të Arrestuar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, konfirmoi për KALLXO.com këtë operacion, por nuk dha detaje.

Sipas tij, më vonë gjatë ditës, policia do të dalë me një komunikatë rreth këtij rasti.

Por zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, tha për KALLXO.com se deri rreth orës 9.30 nuk ka pasur asnjë të arrestuar në këtë operacion.

“Nuk ka të arrestuar. Për informata kërkojmë që t’u referoheni burimeve zyrtare të organeve përgjegjëse”, tha zëdhënësi Kaloshi.