Kçiq- Katër Tabela, Katër Shkronja, Katër Gabime

Në asnjë nga këto tabela mbishkrimet nuk janë të shënuara njësoj, por çudia është se në asnjë nga to emri i fshatit nuk është i shkruar drejt.

Tabela në dalje të këtij fshati në afërsi të Mitrovicës është e vetmja e shënuar gjuhësisht në rregull në gjuhën shqipe, mirëpo ajo është e shkruar gabimisht në gjuhën serbe.

Në Statutin e Komunës së Mitrovicës, i cili përshkruan vendbanimet  e kësaj komune, figurojnë emrat e fshatrave Kçiq i Madh dhe Kçiq i Vogël, mirëpo në tabelat e vendosura shkruan vetëm Kçiq, madje edhe me gabim drejtshkrimore.

Zyrtarët komunalë në Komunën e Mitrovicës, theksojnë së këto tabela janë kompetencë e Ministrisë së Transportit.

“Nuk janë në kompetencën tonë. Tabelat i ndërron dhe i mirëmban Ministria e Transportit”, theksoi Syla.