Rreth 22 mijë maturantë Sërish në Test

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, thotë se presin që deri të premten, kur do të testohen edhe maturantet në pjesën e parë për lëndët e përgjithshme, të përfundojnë të gjitha përgatitjet.

“Testet vetëm janë duke u përfunduar, si dhe testet për gjuhën boshnjake, serbe dhe turke” tha Mustafë  Kadriu, udhëheqës i divizionit për  monitorim dhe vlerësim të standardeve.

Ai shtoi se  përgatitjet janë duke u bërë në të gjitha komunat e vendit.

Edhe në afatin e dytë të testit të maturës, testi do të vëzhgohet nga pjesëtarë të kompanive të sigurimit, siç ishte vepruar edhe në pjesën e dytë të afatit të parë  të testit të maturës të mbajtur në qershorë.

“Kompanitë kanë me qenë të njëjta siç kanë qenë në afatin e parë të testit të maturës” tha Kadriu.

Ai shtoi se një pjesëtar i sigurimit do të vëzhgoj përafërsisht 12 deri në 15 maturantë.