Plagoset Një Person Pranë FSHMN-së

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin ndërsa ka pohuar se personi i plagosur gjendet aktualisht në QKUK për tretman mjekësor.

Lidhur me plagosjen policia ka arrestuar një person i cili, sipas policisë, është duke u intervistuar, ndërsa detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Florie Ahmeti, zyrtare për media e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se policia e  ka marrë informatën në orën 9.30, dhe se ekipet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Bëhet fjalë për plagosje apo për tentim vrasje me ç’rast një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar në QKUK. Lidhur me rastin në fjalë është arrestuar një person i dyshuar i cili është duke u intervistuar në objektet e institucionit policor”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Sipas saj është herët të tregohen detaje lidhur me motivet e këtij incidenti që çuan deri te ky incident.