Kushtetuesja Pezullon Mustafën si Kryetar të Kuvendit

“Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dhe ka publikuar Vendimin për Masë të përkohshme, me të cilën pezullon Vendimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 05-V-001, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit më 17 korrik 2014, dhe me të cilin obligohet Kuvendi të përmbahet nga çfarëdo veprimi deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës”, thuhet në deklaratën e Gjykatës Kushtetuese.

Masa e përkohshme e pezullimit kërkon nga Kuvendi që të përmbahet nga çdo veprim deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar në kërkesën e deputetëve të PDK-së për vlerësim të kushtetutshmërisë së zgjedhjes së isa Mustafës si kryetar i organit legjislativ.

Isa Mustafa qe votuar nga 65 deputetë për këtë pozitë, pas largimit nga seanca të deputetëve të PDK-së.