Opozitarët Bisedojnë Për Grup të Përbashkët Parlamentar

Liderët e tri partive opozitare, LDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën të hënën  kanë mbajtur një takim në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Si nikoqir i këtij takimi Isa Mustafa iu drejtua shkurt gazetarëve pasi doli nga selia e LDK-së në “Qafë”.

“Sot u takum me zotin Haradinaj dhe zotëi Limajn dhe më bashkëpunëtorët tanë, biseduam lidhur me përgatitjen e seancës së Kuvendit, lidhur me qasjen e grupit të përbashkët parlamentar në mbledhjen konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Mustafa shtoi se diskutuam,  po ashtu edhe çështjet programore të cilat e forcojnë bazamentin e qeverisjes tonë katërvjeçare në legjislaturën e ardhshme parlamentare dhe çështjet e tjera pas certifikimit të deputeteve të Kuvendit të Republiëks së Kosovës.

As Ramush Haradinaj e as Fatmir Limaj të pranishëm në takim nuk folën për medie.

Këta tre liderë dy ditë pas zgjedhjeve të 8 qershorit lidhën koalicion me qëllimin e qeverisjes së vendit, edhe pse më së shumti vota në këto zgjedhje fitoi PDK-ja.