Rrokulliset Vetura në Rrugën Gjilan-Prishtinë

Një veturë e tipit Reno Megane është rrokullisur buzë liqenit të Livoqit në rrugën Prishtinë Gjilan të dielën në orën 19:45 minuta.

Policia thotë se kjo veturë nuk ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, duke dalë nga ajo, për t’u rrokullisur më pas.

“Vozitësi (1976) duke hyrë në kthesë e ka humbë kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për Gjilanin.

Sipas Hashanit nga aksidenti kanë marrë lëndime të lehta shoferi dhe dy pasagjerët e tjerë që ndodheshin në makinë, ndërsa ata pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Zëdhënësi i policisë thotë se ndaj shkaktarit të rrokullisjes është hapur procedurë në gjykatë.

Gazeta Jeta në Kosovë sjell fotografinë e makinës së rrokullisur.