Kryesia Cakton Seancën e Shpërbërjes së Kuvendit

“Ne patëm një mbledhje të shkurtër të kryesisë për një seancë të  jashtëzakonshme e cila ka të bëjë me shpërndarje të legjislaturës se katërt të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.

Krasniqi shtoi se seancë mbahet sot në orën 12:00.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, tha se “ka qenë kërkesë e partive opozitare që të shkojmë në zgjedhje dhe normalisht e dini prej fillimit jam deklaruar në emër të PDK për shkuarje në zgjedhje.

Njësoj foli edhe Ismet Beqiri në emër të LDK-së, duke thënë se kjo qeveri nuk e ka merituar të vazhdojë.

Ismet Beqiri i LDK-së tha se normalisht bse po realizojmë një kërkesë që e vazhdueshme e LDK që të shkojmë në zgjedhje dhe se kjo qeveri nuk e ka merituar të vazhdojë.

“Për mendimin tonë po realizohet një kërkesë e vazhdueshme e LDK-së që të shkojmë në zgjedhje më herët”, shtoi Beqiri.

Edhe Ardian Gjini i AAK-së tha do të shkojmë në seancë për shpërndarje të Kuvendit dhe do të shohim si do të rrjedhë seanca më tutje.

“Më siguri se nuk do të sillemi në mëyrë fëminore, meqenëse mocioni ynë për shpërbërje të qeverisë nuk është mbështetur, ne mos ta mbështesim këtë mocion sot”, shtoi Gjini.

Por, lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, pas përfundimit të takimit të sotëm me liderët për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve, tha se në qoftë se varet për t’u shpërndarë kuvendi me vota te AKR-së, AKR-ja nuk do të votojë.

Edhe “Vetëvendosja” është përcaktuar kundër shpërbërjes së Kuvendit.