Deputeti Balla Kërkon Hetim të Ri për Autostradën

“Autostrada do të mbahet në mend vitet që vijnë për rrugën më të shtrenjtë ndonjëherë të ndërtuar nga qeveria shqiptare”, shkroi Balla në faqen e tij në Facebook.

Balla akuzoi udhëheqësin aktual të partisë opozitare të qendrës së djathtë Lulzim Bashën për abuzim të detyrës, pasi Basha nënshkroi kontratë për ndërtimin e autostradës më 2006 duke dëmtuar shtetin në vlerë prej 190 milionë eurosh.

Kontrata për të ndërtuar pjesën e parë të autostradës që lidh Tiranën me kufirin kosovar ishte dhënë më 2006 në një proces të shpejtë të prokurimit, gjersa Basha ishte ministër i Transportit në qeverinë e kaluar.

Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka”, fituan kontratën për të ndërtuar pjesën malore prej 60 kilometrash ndërmjet Rrëshenit dhe Kalimashit për 418 milionë euro.

Por, në kohën kur ndërtimi kishte përfunduar, kuota e çmimit për 60 kilometra rrugë, e cila përfshin një tunel pre gjashtë kilometrash, arriti në 950 milionë euro.

Basha ishte akuzuar për abuzim të detyrës zyrtare më 2009, por rasti ishte hedhur poshtë nga Gjykata Supreme në baza procedurale.

Kryesuesi i Partisë Demokratike ka mohuar gjithmonë çdo keqbërje në lidhje me aferën.