Serbia Rehabiliton Mbretëreshën

Gjykata e Lartë në Beograd të hënën ka marrë vendim që Republika Popullore Federative e Jugosllavisë kishte shkelur të drejtat e njeriut të mbretëreshës Maria, për arsye politike dhe ideologjike në vitin 1947 duke ia hequr asaj nënshtetësinë dhe të drejtat pronësore.

Kërkesa për rehabilitimin e saj ishte parashtruar në korrik vitin e kaluar nga pasardhësit e djemve të Tomislav dhe Andrew Karaxhorxheviq.

“Kjo është një ditë shumë e lumtur për ne. Mbretëresha Maria ia kushtoi jetën e saj popullit dhe tani ajo do të zë vendin e merituar në histori”, u tha gazetarëve, Linda Karaxhorxheviq.

Vendimi i së hënës do të mundësojë që familja mbretërore të rikthejë pronën që iu mor sipas Ligjit për Dëmshpërblim të Serbisë.

Maria, princesha e Rumanisë dhe stër-stërmbesa e mbretëreshës britanike Viktoria lindi në Gjermani në vitin 1900.

Ajo u martua me Aleksandar Karaxhorxheviq, mbretin e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, më vonë Mbretëria e Jugosllavisë, në vitin 1922 në Beograd.

Pas vrasjes së bashkëshortit të saj në qytetin francez të Marsejës në vitin 1934 ai u shpërngul për në Angli duke lënë Petrin II të sundojë vendin.

Pas sulmit të nazistëve në Serbi dhe kapitullimit të Mbretërisë së Jugosllavisë, mbreti Petar II dhe qeveria e tij braktisën vendin.

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe vendosjen e pushtetit komunist, tërë familjes mbretërore iu ndalua kthimi në vend, iu konfiskua prona dhe iu hoq nënshtetësia në vitin 1947.

Maria Karaxhorxheviq vdiq në varfëri në vitin 1961 në Londër, dhe u varros në Varrezat Mbretërore afër varrit të stër-stër gjyshes së saj, Mbretëreshës Viktoria.

Mbetjet e saj mortore më pas u bartën në Serbi majin e vitit të kaluar dhe ajo u rivarros në mauzoleun e familjes Karaxhorxheviq në Oplenac, pranë të birit dhe të resë së saj mbretit Petar II dhe mbretëreshës Aleksandra.

Ky shkrim u botua së pari në Balkan Transitional Justice