Shfajësohen Të Dyshuarit Për Mashtrim Në Votime (TV)

Prokurorja e shtetit Florije Shamolli, tha se gjatë administrimit te provave nuk ka gjetur elemente të veprës penale, andaj kërkoi nga gjykata që të nxjerrë aktgjykim refuzues.

Që të gjithë të akuzuarit kanë qenë të liruar edhe më parë në vitin 2011 nga akuzat për mashtrim, por në këtë rast ishte dënuar vetëm Ekrem Selimi ish – komisoneri i LDK-së, tashmë i ndjerë.

Selimi ishte dënuar  në maj të vitit 2011 nga ish – Gjykata Komunale në Ferizaj me 6 muaj burg me kusht dhe 800 euro gjobë, për shkak se me 12 dhjetor të vitit 2010 në qendrën e votimit në fshatin Koshare, Komuna e Ferizajt, i pati shtuar rreth 240 vota liderit të LDK-së Isa Mustafa, veprim ky i konstatuar nga qendra e rinumërimit në Fushë Kosovë.

Ndërsa ish Gjykata e Qarkut në Prishtinë në prill të vitit 2012 këtë lëndë e pati kthyer në rigjykim, pas ankesës së të ndjerit Selimi.

Ekrem Selimi vdiq në mars 2013, andaj edhe lënda e tij nuk është trajtuar në rigjykimin e së hënës.