Jeta në Kosovë Trajton Sonte Punësimet Politike në Arsim (TV)

Mexhit Musa, ish drejtor i shkollës së mjekësisë në qytetin e Mitrovicës, i cili në konkursin e fundit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në këtë qytet nuk është zgjedhur drejtor në këtë shkollë, thotë se DKA-ja po largon njerëz nga puna në baza partiake.
 
Ndërsa Safet Kamberi, nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë thotë se punësimet janë bërë duke u respektuar të gjitha procedurat e rregullta ligjore.
 
Përveç Mexhit Musës, edhe tre  ish-drejtorë tjerë që  nuk janë përzgjedhur edhe për një mandat,  e akuzojnë komunën e Mitrovicës se po emëron drejtorë në baza partiake.
 
Në emisionin Jeta në Kosovë gjithashtu do të mësoni se si komuna e Vushtrrisë, po shpall konkurse për t’i rehatuar në pozita komunale ish udhëheqësit e drejtorive komunale.
 
Kujt i ka premtuar kryetari i komunës vend të punës, pasi që atë nuk e zgjodhi drejtor përsëri?  Cila është përgjigjja e kryetarit Bajram Mulaku.
 
Gjithashtu në këtë emision do të diskutohet edhe për problemet e punësimeve në arsimin e komunës së Gjakovës.
 
Emisionin e plotë mund ta ndiqni sonte në  RTK prej orës 20:00.