Pėrurohet Qendra e Re Kombėtare e Transfuzionit tė Gjakut (TV)

nga  Erlina Tafa
© Tė drejtat autoriale

Qendra e re Kombėtare e Transfuzionit tė Gjakut u pėrurua ditėn e mėrkurė nga ministri i Shėndetėsisė Ferid Agani, i cili u shpreh tejet i kėnaqur me hapjen e saj, duke e cilėsuar hap tė parė tė njė mjekėsie me standarde evropiane.

Nė objektin e QKUK-sė, nė ish-ndėrtesėn e pediatrisė, u inaugurua objekti i ri i Qendrės Kombėtare tė Transfuzionit tė Gjakut, objekt ky i cili pėr dallim prej atij tė vjetrit do tė ketė hapėsirėn e domosdoshme pėr gjithė stafin dhe pėr funksionalitet sa mė tė lartė.

Ky objekt i ri trekatėsh, i rinovuar enkas pėr kėtė qendėr, do fillojė funksionalizimin e tij posa tė bėhet transferimi i preparateve tė ndryshme prej objektit tė vjetėr. Njė gjė e tillė pritet tė ndodhė brenda dy javėve tė ardhshme.

“Nė ditėt nė vijim i tėrė stafi dhe pajisjet laboratorike do tė transferohen sipas njė plani operativ, ashtu qė transfuzioni nė asnjė moment nuk do tė ndikojė nė shėrbimet qė institucioni ynė i ofron”, tha drejtori i kėsaj qendre Hysen Sadriu. 

Pas prerje sė shiritit, Sadriu njoftoi ministrin Agani pėr strukturėn e ndėrtesės, duke pėrshkruar ambientin.

“Urime pėr inaugurimin e kėtij objekti tejet mė rėndėsi pėr shėndetėsinė kosovare, hap konkret nė pėrmirėsimin e kushteve tė punės dhe drejtpėrdrejt nė pėrmirėsimin e cilėsive tė shėrbimeve nė kėtė lėmi tejet tė ndjeshme pėr qytetarėt e vendit”, tha ministri Agani para stafit mjekėsor.
 
Agani tha se procesi i ardhshėm ėshtė akreditimi i kėsaj qendreje nga Parlamenti i BE-sė, si dėshmi e inovacionit tė mjekėsisė nė Kosovė.

Drejtori i kėsaj qendreje theksoi se ky objekt pėrveē qė ėshtė meritė e Ministrisė sė Shėndetėsisė, po ashtu ėshtė edhe rezultat i dashamirėsisė sė dhuruesve vullnetarė tė gjakut.

“Viti 2013 mund tė konsiderohet si viti mė i suksesshėm i Qendrės Kombėtare tė Transfuzionit tė Gjakut. Nė kėtė vit kemi pasur numrin mė tė madh tė dhurimeve tė gjakut, posaēėrisht tė dhuruesve vullnetarė”, tha Sadriu.

Ndėrkaq ministri Agani tha se themelimi i njė qendreje tė tillė ėshtė parakusht pėr avancimin e mjekėsisė kosovare nė pėrputhje me atė tė BE-sė.

“Pa gjak tė sigurt, pa transfuzion tė sigurt, pa sigurimin e elementeve pėrbėrėse tė gjakut pėr nevojat e qytetarėve tė vendit nė cilėsinė mė tė lartė, nuk ka mjekėsi bashkėkohore”, tha Agani.

Sipas Ministrisė se Shėndetėsisė, renovimi i kėsaj qendreje ka filluar vitin e kaluar dhe ka kushtuar rreth 500 mijė euro.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Doku n’Prizren
    Shiko arkivėn