Boshnjakët Mendojnë për Zgjedhje të Parakohshme

Partia Social Demokrate (SDP) në pushtet në Bosnjë, ka dorëzuar një propozim në parlament për të ndryshuar ligjin shtetëror të zgjedhjeve, për të mundësuar zgjedhje të parakohshme. Ligji aktual i zgjedhjeve nuk parasheh këtë mundësi.

Propozimi i bërë të martën është bërë pas shtatë ditëve të protestave në disa qytete, shumica në entitetin e Federatës Boshnjake. Kryeministrat e katër kantoneve në Federatë që prej atëherë kanë dhënë dorëheqje, si dhe një zyrtar i lartë policor. 

Millorad Dodik, kryetari i Republika Srpskas, entitetit të dominuar nga serbët e Bosnjës, tha se partia e tij Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) po i bie rreth idesë për zgjedhje të “parakohshme”, por jo të “jashtëzakonshme”.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme nënkuptojnë se Republika Serbe është në një gjendje të jashtëzakonshme”, tha Dodik, duke shtuar se: “nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, ne jemi të gatshëm”.

Dodik tha se trazirat në Bosnjë gjatë ditëve të kaluara nuk kanë të bëjnë asgjë me Republika Srpskan dhe ka mundësi që kanë për qëllim destabilizimin e Republikës.

Më 11 shkurt, ai tha se partia e tij nuk do të pranojë ndryshimet në ligjin për zgjedhje, sepse ato do të shkelin të drejtën e entiteteve për të thirrur zgjedhje në territoret e tyre.

“Ky është një mashtrim sipas të cilit SDP-ja po përpiqet të ruajë lëkurën e saj dhe po ashtu të bëjë ndryshimin e strukturës së Marrëveshjes së Dejtonit për Bosnjë-Hercegovinën”, tha ai.

“Është e rëndësisë së madhe që qytetarët e RS-së nuk ranë në provokim nga Federata”, shtoi Dodik.

Megjithatë, Mlladen Boshiq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe (SDS), partisë më e madhe opozitare në Republikën Serbe, edhe pse është pjesë e pushtetit në nivel qendror, tha se qeveria e entitetit duhet të jap dorëheqje dhe të hapë rrugë për zgjedhje të parakohshme.

“Është e mundur që kur këto trazira mbarojnë në Federatë, diçka e ngjashme do të fillojë në Republika Srpska dhe i bëjmë thirrje Millorad Dodikut dhe të gjitha institucioneve për të zgjidhur këtë situatë dhe të parandalojnë ngjarje të tilla që të ndodhin në Republikën Serbe”, tha Boshiq.

Politikanët udhëheqës të kroatëve të Bosnjës kanë dënuar protestat, duke thënë se janë drejtuar kundër institucioneve kroate në vend.

Dragan Çoviq, kryetar i partisë më të madhe kroate në Bosnje (HDZ), tha pakënaqësitë sociale janë përdorur si mbulesë për të kryer “sulme brutale” në institucionet e vendit, kryesisht në zonat kroate.

“Çdo kush që ka guxim të vijë në Mostar dhe të djegë një flamur kroat do të vuajë shkaqet, pa marrë parasysh se kush i ka dërguar dhe pa marrë parasysh numrin e përkrahësve”, tha Çoviq.

Në ndërkohë, protestat në rrugë kanë vazhduar në disa qytete në Federatë.

Në Tuzlla dhe Sarajevë, të ashtuquajturat plenume të qytetarëve janë përpjekur të marrin iniciativa politike, pas dorëheqjeve të qeverive në kantonet e tyre.