Si Do Të Duket EULEX-i i Ri (TV)

Gjatë rishikimit të mandatit të EULEX-it, Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Prokurorinë Speciale në Kosovë mos ta udhëheq një prokuror ndërkombëtar, por një prokuror vendor.
 
A do të mundet një prokurori e ardhshme e Kosovës e udhëhequr nga prokurorë lokalë të bëjë arrestime të njerëzve të rangut të lartë?
 
<iframe width=”420″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/EZX7bBSMYb8″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>
 
Pse EULEX-i nuk e ka praktikuar t’i inkuadrojë prokurorët lokalë në raste të mëdha si ato të Medicus-it, Ukë Rugovës e raste tjera të krimeve të rënda deri tash?
 
<iframe width=”420″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/–btRf0mzbw” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>
 
Pse gjyqtarët e huaj i kanë shkruar letër shefit të Misionit të BE-së, duke shprehur shqetësim që sipas mandatit të ri të EULEX-it prej korrikut 2014, në panelin e gjyqtarëve që gjykojnë krime të luftës, shumica e gjyqtarëve do të jenë shqiptarë, e vetëm një do të jetë ndërkombëtar?
 
Gjithashtu, në këtë emision do të ndiqni intervistën me Jonathan Ratel-in, shefin e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).
 
Të gjitha këto mund t’i merrni vesh në debatin “E ardhmja e prokurorisë speciale” që transmetohet sonte në RTK, ku panelistë janë: Driton Lajçi nga Ministria e Drejtësisë,  Besim Kelmendi prokuror special, Besa Shahini nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet,  Kreshnik Gashi autor i emisionit Drejtësia në Kosovë dhe Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike.