Mungesë Uji Por Jo Krizë (TV)

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka dërguar një letër qeverisë së Kosovës të martën, duke i kërkuar asaj që problemin për mungesën e ujit në rajonin e Prishtinës ta ketë si prioritet kryesor.

Pavarësisht problemeve me ujë, Ahmeti thotë se i qëndron besnik premtimeve të tij që për 24 muaj Prishtina do të ketë ujë 24 orë.

“Prishtina ka mundësi ta zgjidhë çështjen e ujit njëherë e përgjithmonë, në qoftë se merret me prioritet nga të gjitha palët, përfshirë këtu rolin që ne e kemi si komunë e Prishtinës, përfshirë rolin që e ka qeveria dhe Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”. Mbetem prapa asaj që kam thënë”, tha Ahmeti, në emisionin Jeta në Kosovë, të transmetuar të enjten në RTK.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal (KUR) “Prishtina” ka paralajmëruar se nga e hëna do të  ketë reduktime të ujit në Prishtinë për katër orë në ditë, për shkak të nivelit të ulët të ujit në liqene.

Ky veprim, për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, nuk është zgjidhje. “Reduktimet e ujit nuk e zvogëlojnë edhe konsumin”, tha Ahmeti.

Drejtori Ekzekutiv i KUR “Prishtina Gjelosh Vataj shpjegoi se pse do të aplikohen reduktime të reja.

“Për shkak se nivelet e liqeneve janë të ulët, për shkak se ne si ujësjellës kemi llogaritur se me këto të reshura qysh janë duke ardhur, nuk do kemi ujë ose do të kemi shumë pak ujë për shumë pak muaj”, tha Vataj. 

Ai shtoi se përveç reduktimeve ujësjellësi e ka zvogëluar edhe humbjen e ujit deri në 3 për qind. Në këtë drejtim, Vataj ka thënë se duke aplikuar reduktime të ujit, regjioni i Prishtinës do të ketë ujë edhe për 5 deri në 6 muaj.

<iframe width=”420″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/gRVtdaBuZ-A” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Kryetari i Prishtinës me qëllim të tejkalimit të gjendjes së rëndë të furnizimit me ujë, ia kërkoi drejtorit të ujësjellësit listën e keqpërdoruesve më të mëdhenj të ujit në Prishtinë.

kërkesat [listat me keqpërdorues] nga ujësjellësi rajonal “Prishtina”, unë do t’i ndërmarr masat që na takojnë dhe t’i parandalojmë humbjet ”, shtoi ai.

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i KUR “Prishtina”, Gjelosh Vataj, premtoi se qysh të premten (07 shkurt 2014) ky ujësjellës do t’ia dërgojë listën me kërkesa komunës, në mënyrë që kjo e fundit të ndërmarrë masa mbi bazën e kompetencave që ka.

“Ne do t’ia japim të gjitha ato të dhëna që komuna e Prishtinës i kërkon. Që nesër do t’i ketë të gjitha informatat që i duhen komunës”, thotë Vataj gjatë emisionit “Jeta në Kosovë.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/h1Zw0CbfnvY” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Gjithashtu, llogaritet se ndërtimi i fabrikës së ujit në fshatin Shkabaj do ta ndihmonte shumë zgjidhjen e këtij problemi.

Në këtë drejtim, Gjelosh Vataj nga KUR “Prishtina”, tha se fillimi i ndërtimit të fabrikës së ujit në Shkabaj varet edhe nga zotimi i Komunës së Prishtinës për dhënien e 5 milionë eurove si donacion për këtë fabrikë.

“I kemi kërkuar Komunës së Prishtinës që të na dërgojë letër-zotimin se do t’i japë 5 milionë euro si donacion për ndërtimin e fabrikës së ujit në fshatin Shkabaj”, thotë Vataj. Kurse kreu i Prishtinës Ahmeti premtoi se do ta bëjë atë zotim.

Ahmeti tha se nuk është problem zotimi i atyre mjeteve. “Qysh nesër mund t’ia shkruaj atë letër KUR “Prishtinës”, tha ai.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/oGT4bWYAmOs” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli tha se problemin me ujë do ta zgjidhë brenda një muaji. “Për një muaj do ta zgjidhim problemin me ujë të pijes, duke sjellë ujë nga Ujmani në liqenin e Badovcit”, pohoi ai.

Për ministrin Ismajli “nuk ka krizë të ujit”. Ai thotë se “ekziston plani i ujit për Prishtinën, por edhe në nivel vendi”. “Nuk jeni në krizë ende, pavarësisht se viti 2012/13, ndoshta ka qenë ndër vitet me më pak të reshura që nga viti 1927 në Kosovë”, tha ministri Ismajli.

Përpjekja e kompanisë Ibër-Lepenc, për sjelljen e ujit nga liqeni i pjesës veriore të Kosovës në Badovc, dështoi në fund të janarit, për arsye se gypi transportues shpërtheu në fshatin Llapnasellë.

Ndonëse bordit të njëjtë të KUR “Prishtina” i është vazhduar mandati nga MZhE-ja, ministri Ismajli premtoi se gjatë muajit mars të këtij viti do të zgjidhet bordi i ri. “Gjatë muajit mars do ta kemi bordin e KUR “Prishtina”, thotë ministri Ismajli.

<iframe width=”420″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/b0fwPNdpeFI” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Dardan Gashi, tha se “Kosova nuk është një vend i pasur me shumë ujë”. “Keqpërdorimet e ujit bëhen jo vetëm nga shfrytëzuesit, por edhe direkt në liqene”, vijoi Gashi.

Sipas tij, në mungesën e ujit ndikon “edhe bujqësia, për shkak se bujqit e shfrytëzojnë atë për ujitje dhe shumë prej tyre nuk e paguajnë, po ashtu ka edhe humbje të ujit në rrjet”.

Gashi thotë se problemi me ujë të pijshëm mund të zgjidhet lehtë “nëse nuk politizohet kjo çështje”.

<iframe width=”420″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/QE6Xnxw51fQ” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Kur e kemi parasysh gjendjen e thatësisë së ujit, sidomos në komunën e Prishtinës, Baton Begolli – këshilltar për politika të ujit në Këshillin Ndërministror për Ujëra, thotë se ky vit është më i thati që nga viti 1951.

“Që nga qershori 2012 Kosova vazhdon të jetë në thatësirë meteorologjike, jo vetëm hidrologjike. Që nga viti 1951, tash e kemi vitin më të thatë në Kosovë”, tha ai.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/qzdvRNYAaQ4″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>